Ata Ufuk Şeker
02 Qershor 2022•Përditësim: 06 Qershor 2022
Mijëra njerëz që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe kulturës protestuan në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune, raporton Anadolu Agency (AA).
Me ftesë të Konfederatës së Sindikatave të Krishterë, mijëra njerëz u mblodhën para stacionit të trenit në Bruksel.
Protestuesit marshuan me një flamur të gjelbër në sheshin Jean Rey, që ndodhet pranë institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), rreth pesë kilometra larg.
Autoritetet e sigurisë morën masa të gjera sigurie.
Për shkak të marshit është ndërprerë qarkullimi në disa rrugë në pjesët qendrore të qytetit.
Protestuesit, të cilët bërtisnin parulla kundër politikës së qeverisë, kërkuan investime më të mëdha në shëndetësi, kulturë, punësim shtesë, përmirësim të kushteve të punës dhe paga më të larta.