Hasan Esen
21 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, është shpallur niveli i katërt i rrezikut nga terrorizmi. Është mbyllur metroja e qytetit ndërkohë që qytetarët janë paralajmëruar të shmangin vendet me koncentrim të madh të njerëzve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Pas vlerësimeve të fundit, niveli i alarmit nga terrorizmi në Bruksel është rritur në shkallën e katërt që paraqet shkallën më të lartë të rrezikut", thuhet në njoftimin e qendrës belge për koordinim dhe analiza të kërcënimeve.
Aty thuhet se qytetarët e e Brukselit janë paralajmëruar të shmangin organizimet e ndryshme siç janë: koncertet, ndeshjet e mëdha sportive, terminalet, aeroportet dhe qendrat tregtare në të cilat koncentrimi i njerëzve është i madh.
Pas këtyre masave të sigurisë, në Bruksel nuk punon metroja, ndërsa në disa qytete është anuluar edhe trafiku i tramvajit.