Nazlı Yüzbaşıoğlu
05 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
ANKARA (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga SHBA-ja, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.
Gjithashtu Çavuşoğlu dhe Tillerson edhe më 3 nëntor zhvilluan një bisedë telefonike.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e kryeministrisë, kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım mes datave 7-11 nëntor do të qëndrojë për vizitë në SHBA ku do të realizojë takime të ndryshme.