Dildar Baykan Atalay
25 Gusht 2021•Përditësim: 25 Gusht 2021
Departamenti i Shtetit të SHBA-së njoftoi se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu në një bisedë telefonike diskutuan për zhvillimet në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se "Blinken zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Në bisedë u diskutua bashkëpunimi ynë që vazhdon në Afganistan dhe përpjekjet që kemi treguar për të siguruar evakuim të sigurt dhe të rregullt për shtetasit, aleatët dhe partnerët tanë".
Në anën tjetër edhe Blinken në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter njoftoi zhvillimin e një bisede telefonike me ministrin Çavuşoğlu duke ndarë mendimin e tij se "Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partner shumë i çmuar në rajon".