Dildar Baykan Atalay
18 Janar 2023•Përditësim: 18 Janar 2023
Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu i ka shprehur ngushëllime Ukrainës lidhur me aksidentin e helikopterit në afërsi të kryeqytetit Kiev ku humbën jetën 16 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me pikëllim të thellë e mora lajmin për aksidentin e helikopterit në Brovary në afërsi të Kievit, ku u shënuan shumë humbje jete, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas", theksoi Çavuşoğlu në mesazhin e tij që postoi në anglisht nga llogaria e tij zyrtare në Twitter.
Në postim duke etiketuar edhe homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, ministri Çavuşoğlu shkroi: "Shpreh ngushëllimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre dhe popullin e Ukrainës. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të plagosurit".
Si pasojë e rrëzimit të helikopterit në fjalë humbën jetën 16 persona, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi dhe zëvendësin e tij.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko ka deklaruar se inspektorët po hetojnë nëse arsyeja e aksidentit është sabotim apo defekt.