Gökhan Kurtaran
15 Tetor 2018•Përditësim: 16 Tetor 2018
LONDRA (AA) – Princi Harry, nipi i mbretëreshës britanike Elizabeta dhe trashëgimtari i gjashtë me radhë i frontit, dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, janë duke pritur foshnjën e parë, njoftoi pallati mbretëror, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi u bë nga Pallati Kensington, pasi çifti realizoi martesën në maj të këtij viti me një ceremoni madhështore në St.George Chapel në Kështjellën Windsor të Londrës.
Mbretëresha i dha nipit të saj titullin e Dukës së Sussex-it, ndërsa Meghan u bë dukeshë.
33-vjeçari Harry, fëmija i dytë i princit të kurorës Charles dhe priceshës Diana, e cila humbi jetën në një aksident rrugor në vitin 1997 në Paris, është trashëgimtari i gjashtë në linjën mbretërore.
Ndërkaq, aktorja Meghan Markle, 36-vjeçare, i ka dhënë fund karrierës së saj për shkak të traditave mbretërore dhe aktualisht zhvillon aktivitete bamirëse me familjen e re.
Anëtarët e familjes mbretërore prej vitesh e vazhdojnë traditën e të ofruarit ndihma për organizatat bamirëse në Britani.