Canberk Yüksel
29 Tetor 2016•Përditësim: 29 Tetor 2016
NEW YORK (AA) – Hillary Clinton, kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, të premten ka ftuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI) që "menjëherë" të hetojë postën e saj elektronike, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ndodhemi vetëm 11 ditë nga ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme kombëtare të kohës sonë. Votimi tashmë është duke u zhvilluar në vendin tonë, prandaj populli amerikan meriton që menjëherë të informohet hollësisht", tha Clinton në një konferencë për media në Des Moines të Iowa-s.