Michael Sercan Daventry,Ayhan Şimşek
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Kryeministri britanik, David Cameron ka fituar mbështetje për kërkesën për reforma në Bashkimin Evropian nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, dhe kjo mbështetje është e rëndësishme sepse Weber është kreu i konservatorëve të krishterë gjerman të Bashkimit Social (CSU), që është partnere e koalicionit në qeverinë e kancelares Angela Merkel, transmeton Anadolu Agency (AA).
Weber për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", tha se dëshironte që Britania e Madhe të mbetet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, por gjithashtu tha se nuk duhet lejuar që të bëhet "frenues" i bashkëpunimit brenda bllokut.
Kryeministri britanik, Cameron njoftoi se vitin e ardhshëm do të shpallë referendum, ku qytetarët e Britanisë së Madhe do të deklarohen për mbetjen në BE, dhe njëherësh votimi për reformat pro-strukturore të BE dhe institucioneve të saj. Ai në muajt e fundit ka mbajtur disa takime me udhëheqësit e 28 shteteve anëtare të BE-së në të cilën ata diskutuan çështjen e reformës së BE-së dhe statusin e Britanisë brenda saj.