Emin Avundukluoğlu
13 dhjetor 2015•Përditësim: 13 dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Është njoftuar se rreth 15-20 persona në qytetin Hamburg të Gjermanisë kanë sulmuar qendrën e Facebook-ut me gurë, gaz lotsjellës dhe shishe me bojë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të bërë nga Policia e Hamburg-ut u theksua se nga sulmi nuk ka të plagosur dhe se sulmuesit kanë ikur në këmbë nga vendngjarja.
Identiteti i sulmuesve të cilët kishin shkruar "Mos e pëlqe Facebook-un" në murret e ndërtesës, nuk dihet ende.