Ajdin Aliji
20 Tetor 2025•Përditësim: 21 Tetor 2025
Dritat Veriore (aurora borealis) ndriçuan qiellin mbi Anchorage të Alaskës, duke ofruar një spektakël unik për vëzhguesit të premten (17 tetor), raporton Anadolu.
Pas paralajmërimit të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) për stuhi gjeomagnetike, dukshmëria e aurorës u rrit në të gjithë Alaskën.
Pavarësisht dritave të qytetit, nuancat e gjelbra dhe vjollcë të dritave veriore ishin qartë të dukshme, duke krijuar një pamje mahnitëse.