Ekip
15 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
MANILA (AA) - Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaroi se u ka dhënë urdhër trupave që të bombardojnë organizatën terroriste Abu Sayyaf e cila pas rrëmbimeve në det largohet me pengjet, duke e quajtur humbjen e jetës së civilëve në një sulm të tillë si "dëm kolateral", raporton Anadolu Agency (AA).
Duterte tha se më herët i ka njoftuar homologët e tij nga Indonezia dhe Malajzia se forcat e tyre mund t'i bombardojnë pengmarrësit e marinarëve të cilët me pengjet kthehen në vendstrehimet e tyre në jug të Filipineve.
Ai të shtunën deklaroi se urdhër të njëjtë ka dhënë edhe për forcat filipinase.
Presidenti filipinas ka urdhëruar marinën luftarake dhe rojen bregdetare që "nëse ka pengmarrës të cilët tentojnë të ikin, t'i bombardojnë të gjithë".