Ekip
22 Tetor 2016•Përditësim: 22 Tetor 2016
ZAMBOANGA (AA) – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha se paralajmërimi i tij për "ndarjen" e vendit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk nënkupton shkëputjen e lidhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimit me homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin të enjten, Duterte shprehu synimet për një “rialeancë” me Kinën dhe Rusinë.
"Në këtë vend, unë shpall ndarjen time nga Shtetet e Bashkuara, në ushtri, por jo në fushën sociale dhe ekonomike”, tha Duterte.
Pas komenteve të bëra, një anëtar i kabinetit të tij tentoi të nënvizojë se çfarë nënkuptonte Duerte, për të shtuar se në fakt ka menduar më pak varësi.