Beyza Binnur Dönmez
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Dy kongresmenë demokratë u bashkuan me republikanët për të votuar kundër rezolutës së Dhomës së Përfaqësuesve duke zyrtarizuar rregullat dhe procedurën për impiçment ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Votat "kundër" të kongresmenëve Jeff Van Drew dhe Collin Peterson priteshin pasi ata nuk bënë deklarata publike në mbështetje të fillimit të procesit të impiçmentit.
"Sot, unë votova 'kundër' rezolutës 660. Pa mbështetje dypartiake besoj se ky hetim do ta ndajë më tej vendin duke e copëtuar atë dhe përfundimisht do të dështojë në Senat", tha Van Drew në një deklaratë pas votimit.
"Sidoqoftë, tani që votimi është kryer dhe ne po ecim përpara unë do të bëj thirrje për gjykim bazuar në të gjitha provat e paraqitura nga këto hetime", tha ai.
Nga ana tjetër, Peterson tha në një prononcim se procesi i impiçmentit vazhdon të jetë "një proces partizan pa shpresë".
"Kam dëgjuar nga përfaqësuesit e të dyja palëve rreth kësaj çështjeje me muaj. Përshkallëzimi i thirrjeve këto javë të kaluara vetëm më tregon se sa i ndarë është me të vërtetë vendi ynë tani", tha ai.
Ai duke theksuar "disa shqetësime serioze në lidhje me mënyrën e funksionimit të dëshmive me dyer të mbyllura", Peterson tha se "Pa mbështetje nga republikanët e Senatit, të vazhdosh këtë rrugë është një gabim".
"Unë nuk do të marr një vendim për fajësim derisa të jenë paraqitur të gjitha faktet", tha Peterson.
Asnjë republikan nuk e mbështeti rezolutën që u votua 232-196.
Rezoluta përmban një sërë rregullash që do të rregullojnë procedurat e ardhshme, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon hetimin e saj. Në një reagim kundër akuzave republikane për mungesë transparence, masa zhvendos seancat dëgjimore në të ardhmen në ekranet e televizionit kombëtar dhe autorizon publikimin e transkripteve të seancave për publikun.
Trump dhe mbrojtësi i tij gjithashtu do të lejohen të marrin pjesë në proces gjyqësor, duke u dhënë atyre mundësinë për të kërkuar dëshmitarë.
Hetimi në procesin e impiçmentit ka të bëjë me atë nëse Trump ka abuzuar me autoritetin e zyrës së tij në kërkimin e ndihmës së një lideri të huaj për të hetuar rivalin politik Joe Biden, i cili do të garojë në zgjedhjet e vitit 2020.
Sipas një telefonate të 25 korrikut të bërë publike nga një informator anonim, Trump në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hapte një hetim për korrupsion ndaj ish-presidentit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter, me pretendime të pakonfirmuara.