Barry Eitel
30 Nëntor 2016•Përditësim: 01 Dhjetor 2016
SAN FRANCISCO (AA) – E "hëna kibernetike", dita e parë për blerje “online” pas Ditës së Falënderimeve, këtë vit shënon ditën më fitimprurëse në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Blerësit kanë shpenzuar 3.45 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve, televizorëve, lodrave dhe sendëve të ndryshme, duke thyer kështu parashikimet e analistëve të bazuara në të dhënat nga vitet e mëparshme.
Shitësit “online” kanë bërë shumë më shumë punë krahasuar me shitjet e zakonshme në “Black Friday”, dita e madhe e blerjes që pason menjëherë pas Ditës së Falënderimeve.
Krahasuar me “të hënën kibernetike” të vitit 2015, shitësit kanë regjistruar rritje të shitjes për 12.1 përqind këtë vit. Të dhënat janë përpiluar nga Adobe Digital Insights, kompani kërkimore e Adobe, e cila ka në pronësi platformën për shitblerje online që mbulon rreth 75 përqind të transaksioneve të 500 shitësve kryesorë në SHBA.