Gorana Jakovljevic
17 Qershor 2023•Përditësim: 19 Qershor 2023
Në rajonin Birqash, në veri të qytetit të Gizës në Egjipt, ekziston tregu më i madh i deveve në Lindjen e Mesme, i cili vizitohet veçanërisht para Kurban Bajramit, kur muslimanët blejnë kurban, raporton Anadolu.
Ky treg konsiderohet më i madhi në Lindjen e Mesme që nga viti 1995 dhe ndodhet larg zonave të banuara ndërsa është i ndërtuar në rreth 25 hektarë tokë.
Në këtë treg vijnë egjiptianët nga i gjithë vendi për të blerë deve, të cilat shiten kryesisht me ankand.
Çmimet e deveve varen nga lloji dhe qëllimi, gjegjësisht nëse ato janë të destinuara për mish, gara apo mbarështim.
Miliona muslimanë në mbarë botën, nga 28 qershori deri më 1 korrik, do të festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila ndër të tjera shënohet me therjen e kurbanit dhe shpërndarjen e mishit të kurbanit.