Lina Altawell
15 shtator 2026•Përditësim: 15 shtator 2026
Egjipti dhe Greqia kanë nisur stërvitjen e përbashkët ushtarake “Medusa-15”, njoftoi të martën ushtria egjiptiane, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë ushtarake thuhet se stërvitja do të vijojë për disa ditë në Detin Mesdhe dhe në disa baza ajrore greke.
Në stërvitje marrin pjesë njësi detare, ajrore, të mbrojtjes ajrore, të zbulimit dhe të forcave speciale nga Egjipti dhe Greqia, përfshirë parashutistë dhe komandot.
Sipas deklaratës, në stërvitje marrin pjesë gjithashtu forca nga Franca, Italia dhe administrata qipriote greke.
Stërvitja nisi me zhvillimin e një ushtrimi të kalimit nga forcat detare egjiptiane dhe greke gjatë lundrimit drejt Greqisë, krahas aktiviteteve teorike dhe praktike të trajnimit paraprak, që synojnë unifikimin e koncepteve luftarake dhe shkëmbimin e përvojave mes vendeve pjesëmarrëse, thuhet në deklaratë.
Stërvitja pritet të përfshijë disa aktivitete që lidhen me menaxhimin e operacioneve luftarake detare dhe ajrore kundër kërcënimeve të ndryshme.
Në deklaratë thuhet se stërvitja do të përfshijë gjithashtu aktivitete me qitje reale dhe trajnime për përballimin e kërcënimeve jokonvencionale, duke pasqyruar nivelin e avancuar të trajnimit dhe profesionalizmin e forcave pjesëmarrëse.
Stërvitja ushtarake “Medusa” mes Egjiptit dhe Greqisë nisi në dhjetor të vitit 2015.