Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Afra Aksoy
24 Prill 2017•Përditësim: 25 Prill 2017
KAJRO (AA) - Në Detin e Kuq ka filluar stërvitja e përbashkët ushtarake disaditore e Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim me shkrim nga ushtria e Egjiptit bëhet e ditur se flotat ushtarake të Egjiptit dhe SHBA-ve kanë nisur stërvitjen e përbashkët "Përshëndetja e Shqiponjës 2017" në ujërat territoriale të Detit të Kuq.