Për shkak të sulmeve me autobomba të organizatës terroriste DEASH infrastruktura e qytetit ka pësuar shkatërrime të mëdha
Halit Süleyman
20 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
Al Bab
AL BAB (AA) - HALİT SÜLEYMAN - Rajoni Al Bab filmohet për herë të parë nga ajri pasi Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e mbështetur nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e ka çliruar në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", nga organizata terroriste DEASH.
Pamjet e filmuara nga ekipi i Anadolu Agency (AA) nëpërmjet dronit, tregojnë rrënojat në rajonin Al Bab i cili ndodhet në verilindje të Halepit.
Për shkak të sulmeve me autobomba të organizatës terroriste DEASH infrastruktura e qytetit ka pësuar shkatërrime të mëdha. Në qytetin e shkatërruar qëndrojnë në vend rrënojat e shumë ndërtesave të shembura.
Gjithashtu në këtë rajon i cili u çlirua nga ULS muajin e kaluar vazhdojnë kthimet e banorëve ku në pamjet e filmuara nga ajri vërehen edhe banorët e rajonit Al Bab që kthehen në shtëpitë e tyre.
"U larguan nga qyteti pasi e rrënuan"
Një nga banorët i cili vërehet se ka nisur punimet për riparimin e biznesit dhe të shtëpisë së shembur, Fuad el-Ahmed, duke folur për AA tha se "DEASH na shembi shtëpitë me autobomba. U larguan nga qyteti pasi e rrënuan atë."
Duke theksuar se do të duhet kohë për riparimin e qytetit Ahmed është shprehur se "Pavarësisht se kemi keqardhje për shkatërrimin e bizneseve dhe shtëpive tona, ne kemi gëzim për shkak të largimit të DEASH-it nga qyteti."
Rajoni Al Bab në verilindje të Halepit dhe i cili ndodhet vetëm 30 km nga kufiri me Turqinë, që nga janari 2014 ndodhej nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.
Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" pasi çliruan nga organizatat terroriste rajonin Azez-Jarabulus në kufi me Turqinë ata çliruan më pas rajonin Al Bab më 23 shkurt.
Ekipi i AA-së edhe javën e kaluar kishte fotografuar nga ajri për herë të parë rajonin Al Bab.