Tuba Onğun
13 korrik 2022•Përditësim: 13 korrik 2022
Eksportet e Kinës janë rritur me 17.9 për qind në nivel vjetor në qershor, falë lehtësimit të masave ndaj COVID-19, bëri të ditur Administrata e Përgjithshme e Doganave të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra, duke mposhtur parashikimin e tregut prej 12 për qind, ishte rritja më e madhe e regjistruar në pesë muajt e fundit.
Importet e vendit u rritën me një ritëm më të ngadaltë në qershor, me 1 për qind rritje nga i njëjti muaj i vitit të kaluar krahasuar me një rritje prej 4.1 për qind një muaj më parë.
Bilanci tregtar i Kinës regjistroi suficit prej 97.9 miliardë dollarë në qershor kundrejt suficitit prej 78.76 miliardë dollarë në maj.