Lina Altawell
06 prill 2026•Përditësim: 06 prill 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka interceptuar sot 14 raketa dhe 19 dronë nga Irani ndërsa përshkallëzimi vazhdon të përhapet në të gjithë rajonin, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë se u rrëzuan 12 raketa balistike, dy raketa lundruese dhe 19 dronë.
Sulmet e reja plagosën katër persona me lëndime që variojnë nga të lehta deri në të rënda, duke e çuar numrin total të të plagosurve në 221 të kombësive të ndryshme që nga fillimi i sulmeve iraniane më 28 shkurt, tha ministria.
Sipas ministrisë, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe përballuan 519 raketa balistike, 26 raketa lundruese dhe 2.210 dronë që nga fillimi i sulmeve iraniane.
Deklarata thekson se dy ushtarë të Emirateve, një kontraktor civil maroken dhe 10 civilë të kombësive të ndryshme janë vrarë në sulmet iraniane.
Armiqësitë në rajon janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë mbi 1.340 njerëz deri më sot, përfshirë ish-udhëheqësin suprem, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane. Irani gjithashtu ka kufizuar lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.