Serdar Bıtmez
02 Mars 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al-Thani, u takua me komandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së, gjeneralin Kenneth McKenzie, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve rajonale, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra e emirit në deklaratën e saj tha se në bisedimet midis dy palëve në Doha u trajtuan marrëdhëniet strategjike midis dy vendeve dhe zhvillimet në rajon.
Në Katar ndodhen rreth 13.000 trupa amerikane në bazën ajrore Al-Udeid, 30 kilometra në jugperëndim të Dohas. Baza përdoret si komandë qendrore për operacionet kundër grupit terrorist DAESH në Irak dhe Siri.