Faruk Zorlu
07 Tetor 2020•Përditësim: 07 Tetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë thuhet se Erdoğan do të takohet me Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, emirin e ri të Kuvajtit.
Marrëdhëniet dypalëshe do të diskutohen si dhe pikëpamjet mbi çështjet rajonale do të shkëmbehen gjatë bisedimeve.
Po ashtu, Erdoğan do të përcjellë ngushëllimet e tij mbi vdekjen e ish-emirit Sheik Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, i cili ndërroi jetë të martën e kaluar në moshën 91-vjeçare derisa po trajtohej në SHBA.
Më vonë në të njëjtën ditë, Erdoğan është planifikuar të udhëtojë në Katar për të takuar emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani.
Të dy pritet të diskutojnë mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekzistues midis dy vendeve dhe gjithashtu të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.