İlkay Güder
03 Maj 2018•Përditësim: 03 Maj 2018
SEUL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan u takua në Seul me koreanen Eunja Kim, heroinën e vërtetë 73-vjeçare të filmit "Ajla", raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan takoi Eunjua në hotelin në të cilin është vendosur gjatë vizitës zyrtare në Korenë e Jugut.
Drama e regjisorit turk Kan Ulkay "Ajla" ishte kandidati për çmimin Oscar në garën për filmin më të mirë të huaj. Ky është një film i bazuar në historinë e vërtetë të një veterani turk të luftës koreane të viteve 1950 të shekullit të kaluar.
Ai gjen një vajzë të ngrirë deri në vdekje dhe me fshehtësi e sjell atë në bazë. Megjithëse pengesa gjuhësore nuk lejon komunikimin, ata me shpejtësi afrohen.
Ndarjen e përjetojnë me vështirësi kur veterani turk kthehet në atdhe, por ata përsëri takohen pas gjashtë dekadash.