Burak Dağ
16 gusht 2022•Përditësim: 16 gusht 2022
Qeveria e Estonisë ka njoftuar vendimin e saj për të larguar të gjitha monumentet e luftës së epokës sovjetike nga hapësirat publike në qytetin lindor arva, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Narva i Estonisë, që ndodhen në kufi me Rusinë, është shumë i populluar nga qytetarë estonezë që flasin gjuhën ruse.
Duke cituar komentet mbi vendimin të kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, qeveria estoneze tha se “vendimi i sotëm ndihmon mbajtjen e fokusit në detyrat tona më të rëndësishme, garantimin e sigurisë së Estonisë dhe ndihmën e të gjithë njerëzve të Estonisë për të përballuar krizat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë”.
Duke iu referuar luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Kallas theksoi se “askush nuk dëshiron të shohë fqinjin tonë militant dhe armiqësor duke shkaktuar tensione në shtëpitë tona”.
Derisa qeveria vendosi të heq të gjitha monumentet e epokës sovjetike, një tank i tipit ‘T-34’ nga epoka sovjetike u vendos të zhvendoset në Muzeun e Luftës Estoneze në qytetin Viimsi për shkak të rëndësisë historike të saj.
Menjëherë pasi këshilli i qytetit Narva më 15 gusht vendosi që monumenti të hiqet, një turmë e madhe u mblodh rreth monumentit për të protestuar kundër vendimit.
Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Urmas Reinsalu, gjithashtu pohoi se “Federata Ruse dhe shërbimet e saj speciale donin të përdornin memorialet që përkujtonin regjimin e pushtimit kriminal për të shkaktuar tensione në shoqërinë estoneze”. Ai theksoi se këto monumente u ngritën për të “lavdëruar ri-pushtimin e Estonisë”.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Lauri Laanemets, tha se duke marrë parasysh situatën aktuale “sigurimi i rendit publik është i komplikuar për autoritetet e qytetit Narva, siç është ana teknike e heqjes së monumenteve”.