Esra Taşkın
14 tetor 2023•Përditësim: 15 tetor 2023
Muzeu i Luvrit në Paris u evakuua dhe u mbyll për shkak të një denoncimi për bombë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga muzeu me famë botërore në kryeqytetin francez në rrjetin social “X”, thuhet se muzeu mbylli dyert sot për arsye sigurie.
Në deklaratë thuhet se atyre që kanë bërë rezervim për të vizituar muzeun do t’u kthehen të hollat e biletave.
Ndërkaq, mediumet franceze, duke cituar burime policore, thanë se Muzeu i Luvrit u evakuua dhe u mbyll për vizitorët pas një denoncimi për bombë. Forcat e policisë po vijojnë kontrollin e muzeut, prej ku janë evakuuar 15 mijë persona.