Barış Seçkin
27 Mars 2016•Përditësim: 28 Mars 2016
VATIKAN (AA) - Festa e Pashkëve, e cila në fenë e krishterë është festa në të cilën besohet ringjallja e Hz. Isa pas vdekjes, u kremtua me anë të ritualit të drejtuar nga udhëheqësi i botës katolike, Papa Françesku në Vatikan, ku në fjalimin e tij përkujtoj personat të cilat humbën jetën j në sulmet terroriste të fundit të cilat ndodhën në Belgjikë dhe Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ritualin i cili u mbajt në sheshin të njohur në Vatikan, Shën Pjetri, morën pjesë mijëra persona nga kombësi të ndryshme.
Papa i cili fjalimin e tij tradicional "Urbi et Orbi" e mbajti nga shtëpiza e Bazilikës së Shën Pjetrit, pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij ia kushtoi refugjatëve dhe personave të cilët kanë humbur jetën e tyre në sulmet terroriste të fundit.
Ai duke tërhequr vëmendjen se Festën e Pashkëve e kanë pritur me sulmet e fundit terroriste, tha se shpirtrat në këtë festë janë me viktimat e sulmeve terroriste në Belgjikë, Turqi, Nigeri, Çad, Kamerun dhe Bregun e Fildishtë.
Gjithashtu duke iu referuar edhe çështjes së refugjatëve, Papa Françesku theksoi se refugjatët, të cilat i emërtoi si "vëllezërit tonë", janë duke u përballuar me vdekje ose kthehen nga kufijtë në rrugëtimin e tyre, dhe për një ardhmëri të mirë bëri një thirrje të fortë që të "hapen krahët" për refugjatët të cilët ikin nga lufta, uria, korrupsioni dhe padrejtësisë sociale.