Ekip
22 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
CURIH (AA) - Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, njoftoi se një komision i posaçëm do të monitorojë kushtet e punës gjatë ndërtimit të stadiumeve për Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2022 në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë vizitës së tij të parë në Katar, Infantino tha se në grupin që do të kryesohet nga FIFA "do të përfshihen persona relevant nga shoqëria civile dhe faktorët e tjerë relevantë të FIFA-s".
Katari shpesh është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe sindikatat nën dyshimet për keqpërdorim të punëtorëve dhe rastet e vdekjes në vendet e ndërtimit dhe stadiumeve të projektuara për Kupën e Botës 2022.
Javën e kaluar, eksperti i FIFA-s për të drejtat e njeriut nga Universiteti i Harvardit, propozoi që vendet të cilat abuzojnë punëtorë t'u merret organizimi i Botërorit.
Presidenti i FIFA-s gjatë një vizite në Katar vizitoi vendin e ndërtimit të stadiumit Khalifa dhe vendin ku ishin vendosur punëtorët.