Fuat Kabakcı
17 Gusht 2021•Përditësim: 18 Gusht 2021
Përfaqësuesi special dhe ambasadori i SHBA-së në Libi, Richard Norland tha se figurat politike në vend duhet të sigurojnë dakordimin e nevojshëm për të përballuar pritshmëritë e popullit për zgjedhje të drejta dhe të lira, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se ambasadori Norland zhvilloi një takim me zyrtarë të nivelit të lartë që do të vizitojnë Egjiptin, Turqinë dhe Marokun gjatë periudhës 10-16 gusht.
Në takim Norland u përqendrua në emergjencë për ndërtimin e bazës kushtetuese dhe kornizës ligjore që nevojitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen më 24 dhjetor në Libi. Ai theksoi se si një hap i nevojshëm për një Libi stabile, të bashkuar dhe demokratike, figurat e rëndësishme libiane duhet të sigurojnë dakordimin e nevojshëm për të përballuar pritshmëritë e popullit për zgjedhje të drejta dhe të lira.
Ambasadori Norland gjithashtu nënvizoi se zhvillimi dhe stabiliteti që vazhdon në procesin politik dhe të sigurisë në vend do të udhëheqin në mundësitë ekonomike, investimet e huaja dhe në mirëqenien e libianëve.
Norland i cili gjithashtu u takua në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro edhe me Khalifa Haftarin, liderin e forcave të paligjshme në lindje të Libisë, shprehu mbështetjen e SHBA-së që populli libian të zgjedhë liderët e tij përmes një procesi të hapur dhe demokratik.