Ekip
21 Gusht 2017•Përditësim: 22 Gusht 2017
ZAMBOANGA CITY (AA) – Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë dhe 11 të tjerë u plagosën kur disa persona të dyshuar të organizatës terroriste Abu Sayyaf sulmuan një fshat në provincën Basilan, në jug të vendit, kryesisht të banuar me muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç bëri të ditur koloneli Juvymax Uy nga ushtria e Filipineve, disa burra të armatosur në orët e hershme të mëngjesit sulmuan fshatin e qytetit Maluso. “Civilët u qëlluan nga banditët dhe ata i vendosën zjarrin katër shtëpive, duke përfshirë një qendër ditore në këtë zonë”, theksoi koloneli Uy, duke shtuar se në mesin e të vdekurve ishin tre gra dhe gjashtë burra.
Sulmi erdhi një ditë pasi ushtria “shpëtoi” një peng tjetër vietnamez të organizatës terroriste Abu Sayyaf në provincën Basilan, i cili mbahej në robëri me muaj të tërë.