Elvir Hociç
15 Korrik 2017•Përditësim: 15 Korrik 2017
PARIS (AA) – Me fishekzjarre spektakolare në Kullën Eiffel të Francës mbrëmë kremtuan festën më të madhe nacionale në këtë vend, Ditën e Bastijës, raporton Anadolu Agency (AA).
Dje me një varg manifestimesh në Francë u shënua Dita e Lirisë, konkretisht Dita e Bastijës.
Manifestimi qendror dhe parada ushtarake u mbajtën në Paris, ndërsa pranë presidentit francez si mysafir nderi në Paris ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Prania e Trumpit ka edhe një simbolikë meqë kryhet njëqind vjetori përfshirjes së forcave amerikane në Luftën e Parë Botërore në të cilën ishin aleatë të Francës.
Dita e Bastijës është festë nacionale në shenjë të kujtimit të 14 korrikut të vitit 1789 kur ka rënë Bastija, burgu famëkeq që nga shekulli i 14-të ka shërbyer si burg.
Forcat revolucionare pushtuan fortesën famëkeqe të Bastijës në paralagjen Saint Antonie të Parisit, ndërsa në këtë mënyrë edhe filloi Revolucioni Francez që ndryshoi Francën dhe Evropën në përgjithësi. Ky revolucion shënon epokën e lirimit nga trysnia dhe padrejtësia feudale dhe heqjen e formave të varësisë.