Erkan Avci
23 Mars 2016•Përditësim: 23 Mars 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë urdhër që deri më 26 mars flamujt të ulen në gjysëm shtizë në përkujtim të personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në aeroportin dhe stacionin e metrosë në kryeqytetin belg, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë mësohet se presidenti Obama vuri në dukje se janë në anën e popullit të Brukselit. Ai ka theksuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që autorët e sulmit ti dorëzohen drejtësisë.