Kasım İleri
10 Prill 2016•Përditësim: 10 Prill 2016
WASHINGTON (AA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë bombardues B-52 të cilët do të përfshihen në luftën kundër organizatës terroriste DAESH në Lindjen e Mesme, ndërsa bëhet fjalë për avionë ushtarak për mbajtje të raketave me kokë bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
“Avionët B-52 do të kontribuojnë për goditjet ajrore në bastionet terroriste të DAESH-it”, deklaroi komandanti i forcave amerikane Charles Q. Brown dhe shtoi se bombarduesit tashmë kanë arritur në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar.