Bahtiyar Abdukerimov
27 shtator 2015•Përditësim: 27 shtator 2015
KIEV (AA) - Shpërthimin që sot në mëngjes ndodhi në Shërbimin e Intelegjencës në Odesë, në jugperëndim të Ukrainës, në të cilën nuk ka të vdekur dhe të plagosur, zyrtarët e forcave të sigurisë e karakterizuan si "sulm terrorist", raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ndërtesën dhe objektet përreth.
Nga zyra për media e Shërbimit të Intelegjencës në Ukrainë theksuan se dyshojnë se është përdorur gjashtë deri në tetë kilogramë eksploziv të cilat kanë të njëjtën fuqi shkatërruese si TNT. Pas shpërthimit janë bërë hetime.
Autoritetet këtë sulm e karakterizuan si "sulm terrorist" dhe theksuan se hetimet për gjetjen e autorëve janë në vazhdim.