Mustafa Deveci
31 Janar 2019•Përditësim: 31 Janar 2019
KUDS (AA) – Së paku njëmbëdhjetë palestinezë janë privuar nga liria gjatë bastisjeve të mbrëmshme që i kryen forcat e sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Me qëllim të presionit dhe frikësimit shtesë ndaj palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë tashmë çdo muaj zbatojnë bastisje në lagjet e rajonit të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Forcat izraelite gjatë bastisjes arrestojnë palestinezë të cilët i ngarkojnë për përfshirje në aktivitete terroriste. Shumica e të arrestuarve, në mesin e të cilëve janë edhe gra dhe fëmijë, kalojnë nga disa ditë në paraburgim.