Gülşen Topçu
30 Mars 2017•Përditësim: 31 Mars 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 12 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksuan nga ushtria izraelite, palestinezët siç pretendohet kanë marrë pjesë në sulmet ndaj kolonëve hebrenjë.
Nga ushtria theksuan se 12 palestinezë janë arrestuar gjatë mbrëmjes në bastisjet në Bregun Perëndimor.
Bastisjet janë kryer në rajonin e El-Farije, Tubasa, kampit të refugjatëve Cenin, Er-Rama, Beyt Ummera dhe Anate.
Forcat izraelite me arsyetime të ndryshme shpesh herë kryejnë bastisje ndaj shtëpive palestineze në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.