Mustafa Deveci
30 Qershor 2019•Përditësim: 30 Qershor 2019
Gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite në protestat e organizuara mbrëmë në Iseviyy, të Kudsit Lindor nën pushtim u plagosën 15 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat kanë vazhduar edhe mbrëmë, ku të pranishmit dëshironin të tregonin për ndërhyrjet gjithnjë e më të shpeshta në lagjen Iseviyy, ku forcat izraelite të enjten vranë Muhammed Semir Ubeyd (20).
Burimet lokale theksojnë se forcat izraelite në protestat e mbrëmshme kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese kundër protestuesve të cilët u kundërpërgjigjën me mjete piroteknike dhe me gurë.
Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se në ndërhyrjen izraelite me plagë të lehta kanë pësuar 15 palestinezë.
Tensionet në Iseviyy u përshkallëzuan pas vrasjes së Ubeyde ndërsa policia izraelite bastisjen e re në lagje e ndërmori të premten në mbrëmje.
Gjysëmhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se në ndërhyrjen e policisë izraelite të premten, me plumba gome u plagosën 37 palestinezë ndërsa 7 persona ishin në rrezik të asfiksimit nga gazi lotsjellës dhe 6 persona u rrahën.