Hasan Özkal
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Njoftohet se anijet luftarake ruse të ankoruara në afërsi të portit të Latakia-s në Siri kanë lëshuar 8 raketa balistike kundrejt vendbanimeve në rajonin Azez të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e lokale në Azez mësohet se avionët luftarakë të Rusisë në orët e para të mëngjesit kanë kryer sulme me raketa balistike pasi kanë qëlluar me bomba thërrmuese objektivat civile duke përfshirë një shkollë dhe disa vendbanime.
Gjatë shpërthimit të raketave të cilët kanë rënë në pjesën mbrapa të një shkolle dhe të një spitali, kanë humbur jetën 7 persona duke përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë si dhe janë plagosur mbi 50 civilë të tjerë.