Sinan Uslu
27 Dhjetor 2017•Përditësim: 27 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Të paktën 17 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar në sulmet e forcave ajrore turke në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se avionët luftarak turq mbrëmë kanë kryer sulme mbi bazat e terroristëve të PKK-së në malet Metin dhe Gara në rripin kufitar verior me Irakun.
Aktivitetet e mëvonshme të zbulimit kanë përcaktuar se të gjitha objektivat e synuara u shkatërruan dhe se me këtë rast u neutralizuan të paktën 17 terroristë.
Malet Kandil, Gara, Metin dhe Zap ndodhen në veri të Irakut përgjatë kufirit Irak-Turqi. Kjo është një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste PKK.