Ekip
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
BANJUL (AA) – Gjatë një fjalimi me rastin e Fitër Bajramit presidenti i Gambisë Yahya Jammeh të mërkurën njoftoi ndalimin e menjëhershëm të martesës së fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me muslimanët e moshuar pas namazit të Bajramit, ai tha se do të ketë të paktën dënim me 20 vjet burgim për çdo njeri që martohet me një vajzë nën moshën 18 vjeçe.
"Prindërit e vajzës mund të përballen me 21 vite burgim", bëri të ditur ai.
“Martesa e fëmijëve është e ndaluar në Gambi dhe unë do të vendos një dënim shumë të rëndë kundër kësaj praktike”, tha Jammeh.