Zeynep Tüfekçi
20 Tetor 2015•Përditësim: 21 Tetor 2015
RAMALLAH (AA) – Në rast se në Gaza së shpejti nuk bëhet centrali i përpunimit të ujit, ky qytet shumë shpejtë mund të kanoset me krizë, deri tani të pa parë, të ujit, konsideron kryetari i Administratës palestineze për ujësjellës Mazin Ganim, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gazës në vit i nevojiten 45 milionë metra kub ujë, ndërsa për këtë e vetmja mundësi është ndërtimi i centralit për përpunimin e ujit”, theksoi Ganim në deklaratën me shkrim, i cili dëshiroi të tregojë për seriozitetin e këtij problemi në Gazë.
Përkujtoi se Administrata për ujësjellës ka propozuar projekt për ndërtimin e centralit, i cili duhet të kushtojë rreth 500 milionë dollarë.
“Nëse së shpejti në Gaza nuk formohet central për përpunimin e ujit, këtë rajon në kohë shumë të shkurtër do ta prek kriza e cila nuk është parë ndonjëherë”, porositi Ganim.
Ai shtoi se presidenti palestinez Mahmud Abbas tashmë ka vendosur kontakte në planin ndërkombëtar, dhe theksoi se pasi të sigurojnë financat e nevojshme, projekti do të duhet të përfundojë në afat prej tre viteve.
Ganim theksoi se për centralin e përpunimit të ujit domosdo duhet marrë garancë nga Izraeli me qëllim që mos të jetë objektiv i sulmeve, për çka Izraeli është kontaktuar, por akoma nuk ka përgjigje.
Supozohet se 96 përqind e ujit nëntokësor në Gazë nuk është për përdorim.