İlayda Çakırtekin
29 shtator 2026•Përditësim: 29 shtator 2026
Gjashtë vende anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan BE-së të shkurtojë buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar me disa qindra miliardë euro, thuhet në një letër, njoftoi sot transmetuesi holandez NOS, transmeton Anadolu.
Udhëheqësit e Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Danimarkës, Austrisë dhe Finlandës shprehën kundërshtimin ndaj propozimit të Komisionit Evropian, i cili sipas tyre do të rriste buxhetin e bllokut me 60 për qind.
Duke e përshkruar propozimin si "jorealist" si politikisht ashtu edhe ekonomikisht, ata thuhet se kanë theksuar që rritja nuk është në përputhje me masat shtrënguese të nevojshme në disa vende anëtare.
Prandaj ata kërkuan që buxheti të reduktohet me "disa qindra miliarda euro".
Udhëheqësit bënë thirrje për një reformë të plotë të shpenzimeve të BE-së, duke thënë se investimet duhet të fokusohen në sigurinë, mbrojtjen, konkurrencën ekonomike, inovacionin dhe luftimin e migracionit të paligjshëm brenda kornizës së një Evrope të fortë dhe të pavarur.
Në letrën drejtuar Presidencës aktuale të BE-së të mbajtur nga Irlanda, liderët theksuan se propozim-buxheti i ri duhet të përmbajë një shumë që mund të financohet realisht dhe pa huamarrje të mëtejshme.