Fatih Erel
08 Mars 2017•Përditësim: 09 Mars 2017
GJENEVË (AA) - Në Panairin e Automjeteve në Gjenevë i cili hapi dyert për të 87-ën herë për vizitorët, automjetet e tyre i prezantojnë edhe dy kompani turke të dizejnimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panairin që mbahet në qendrën Palexpo ku janë ekspozuar afërsisht 900 automjete, të pranishëm për vizitorët janë edhe kompanitë Okçu dhe DizaynVip me automjetet Merceds VIP që kanë dizejnuar.
Kompania Okçu ka prezantuar për vizitorët automjetin luksoz me dizejnimin e brendshëm plotësisht me punim dore mbi serinë Mercedes V, ndërsa kompania DizaynVip ka marrë pjesë me "V-Diamond" të automjetit Mercedes VIP i cili lëviz me zë.
Themeluesi dhe kryetari i Bordit drejtues të DizaynVip, Erbakan Malkoç tha se "Ndihemi krenar të prezantohemi në arenën botërore me dizajnin ‘Made in Turkey’ të cilin edhe gjigandët botërorë nuk kanë mundur ta bëjnë. Të frymëzosh botën, të imitohesh nga ato dhe të kontribosh seriozisht për ekonominë e vendit... janë ndjenja lumturie të papërshkruara".
Ndërsa kryetari i Bordit drejtues të kompanisë Okçu, Savni Okçu tha se në panair janë bërë markë e njohur edhe në arenën ndërkombëtare.
"Ne jemi brenda një transformimi të madh në dhjetë vitet e fundit. Marrim pjesë çdo vit në panairet në Monako dhe Dubai. Jemi një markë e kërkuar në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Dallimi ynë më i madh janë mjeshtëria dhe investimet që kemi kryer në departamentin Ar-Ge. Dizajnet që bëjmë me punimet e kujdesshme me dorë mund të them se janë të njëjta me cilësinë e punimit me dorë të markave si Rolls-Royce, Bentley", tha Okçu.
Panari ndërkombëtar i automjeteve në Gjenevë do të jetë i hapur për vizitorët deri më 19 mars.