Elena Teslova
02 Korrik 2024•Përditësim: 03 Korrik 2024
Ministria e Mbrojtjes së Gjeorgjisë njoftoi se një avion luftarak Su-25 është rrëzuar gjatë një stërvitjeje të planifikuar ushtarake, duke shtuar se piloti humbi jetën në aksident, transmeton Anadolu.
"Gjatë një stërvitjeje të planifikuar ushtarake, e cila përfshinte një komponent të aviacionit, një nga avionët që i përkiste Forcave të Mbrojtjes u rrëzua", thuhet në një deklaratë.
Ministria u shprehu ngushëllime familjes dhe miqve të pilotit të ndjerë, Kakhaber Zurabashvili, dhe u zotua për një hetim të plotë të incidentit.