Emin Avundukluoğlu
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Sulmet ndaj qendrave të refugjatëve në Gjermani në krahasim me vitin e kaluar janë rritur për katër herë më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Zyrës kundër krimit federal (BKA) thuhet se këtë vit deri më 7 dhjetor janë regjistruar 817 sulme ndaj qendrave të refugjatëve dhe se të paktën 733 prej tyre janë në cilësinë e sulmeve të krahut të djashtë ekstrem.
Mes tjerash në njoftim theksohet se sulmet në përgjithësi kanë për qëllim të dëmtojnë pronën, të përhapin propagandë dhe të nxisin popullin në armiqësi dhe urrejtje. Sipas kësaj deklarate sulmet e dhunshme ndaj qendrave të refugjatëve kanë shënuar rritje.
Përndryshe, vitin e kaluar ndaj qendrave të refugjatëve janë ndërmarrë 28 sulme të dhunshme dhe 6 raste me zjarrvënie. Kjo shifër në vitin 2015 ka shënuar rritje edhe atë 130 sulme dhe 68 raste të zjarrvënies.