Erbil Başay
12 Maj 2022•Përditësim: 12 Maj 2022
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të presidentit finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministres Sanna Marin për “aplikim pa vonesë për anëtarësim në NATO”, duke siguruar se Gjermania do të ofrojë mbështetje në këtë rrugë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebstreit tha në një deklaratë me shkrim se kancelari Scholz pati një bisedë telefonike me presidentin Niinistö.
Hebestreit tha se fokusi i bisedës ishte situata e sigurisë në Evropë pas luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe anëtarësimi i Finlandës në NATO.
“Kancelari Scholz mirëpriti deklaratën e sotme të presidentit të Finlandës dhe kryeministres Sanna Marin për pranimin e vendit të tyre në NATO pa vonesë dhe siguroi se qeveria gjermane do ta mbështesë plotësisht Finlandën në këtë rrugë”, tha zëdhënësi Hebestreit.