Furkan Naci Top
30 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
ATHINË (AA) - Mijëra persona në Athinë kanë zhvilluar një marshim në mbështetje të refugjatëve për të protestuar mbi politikat e Evropës kundrejt refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Afërsisht 5 mijë persona duke përfshirë edhe refugjatë të mbledhur me thirrjen e grupeve të majta dhe shoqatave studentore kanë marshuar në sheshin Syntagma ku ndodhet parlamenti grek.