Enes Kaplan
08 Dhjetor 2017•Përditësim: 08 Dhjetor 2017
KOMOTINI (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të vizitës së tij në Greqi sot viziton qytetin Komotini, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan pas përfundimit të takimeve zyrtare në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, me avionin special “TUR” ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar Aleksandropoli, ku u prit nga Zv/ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Yorgos Katrungalos dhe ndihmës ministrin e Jashtëm Yannis Amanitidis. Erdoğan më pas kaloi në qytetin Komotini.
Së bashku me presidentin Erdoğan dhe bashkëshorten e tij Emine Erdoğan në vizitën në Komotini po marrin pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar, zëvendëskryeministri turk, Hakan Çavuşoğlu, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropain, Ömer Çelik, ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.