Furkan Naci Top
16 Mars 2018•Përditësim: 17 Mars 2018
ATHINË (AA) – Refuzohet kërkesa e tretë e Turqisë për ekstradim të ushtarëve puçistë të cilët kanë ikur në Greqi pas 15 korrikut 2016, tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Tetë ushtarë puçistë të cilët kanë ikur në Greqi pas tentativës për grusht shteti, pas kërkesës së re të Turqisë për ekstradim, u nxorrën në Gjykatën e Apelit në Athinë. Shihet se puçistët u sollën në gjykatë me pranga në duar.
Ushtarët e arratisur në sallën e seancës gjyqësore vëreheshin me sjellje të rehatshme, në një mënyrë të sigurtë nga vendimi. Pas mbrojtjes së tyre, prokurorja Evgenia Kivelou dha opinionin e saj për refuzimin e kërkesës për ekstradim.
Kivelou shprehu opinionin e saj për mospranim të kërkesës për ekstradim, duke thënë se edhe pse në dosjen e ekstradimit ndodhen akuzat për “vrasje të qëllimshme”, provat ekzistuese nuk janë të mjaftueshme.
Gjykatësit e Gjykatës Penale të cilët dhanë vendim në drejtim të opinionit të prokurores, morën vendim për refuzim të ekstradimit të ushtarëve puçistë në Turqi, të cilët kanë ikur në Greqi.
Pas refuzimit edhe një herë të kërkesës për ekstradim të Turqisë, pritet që më 4 maj të dalë vendimi i Këshillit të Shtetit Grek për kërkesat për azil të ushtarëve puçistë.