Ekip
02 shtator 2020•Përditësim: 03 shtator 2020
Rasti i parë me koronavirusin e ri (COVID-19) u regjistrua në kampin e refugjatëve Moria në ishullin lindor Lesbos të Egjeut, Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një shtetas somalez 40-vjeçar, të cilit iu dha azil rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, tha e përditshmja "Ekathimerini English".
Personi ka qenë në Athinë por u kthye në ishullin Lesbos pasi nuk ishte në gjendje të shkonte në kryeqytet.
Sipas raportit një ekip nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) do të hetojë situatën për të gjetur njerëzit që refugjati i infektuar ka kontaktuar.
Kampi Moria, i cili aktualisht pret më shumë se 20 mijë persona edhe pse fillimisht ishte caktuar të akomodonte 3.000 persona, është kritikuar disa herë për kushtet e tij johigjienike dhe çnjerëzore të jetesës.
Shumica janë duke jetuar në hëpësirë të ngushtë, të kufizuar ose pa qasje në ujë të freskët dhe pa ndonjë masë higjienike.
Ekspertët kanë paralajmëruar disa herë se situata në kamp nuk është vetëm një çështje humanitare por gjithashtu rrezik në luftën kundër pandemisë.