Ekip
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 01 Janar 2022
Greqia të enjten regjistroi rekordin e tretë radhazi ditor të rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), ku autoritetet shëndetësore raportuan 35.580 infeksione në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e fundit vijnë pasi 28.828 raste u regjistruan të mërkurën dhe 21.657 të martën.
Norma e rasteve pozitive të Greqisë gjithashtu është rritur, duke arritur në 8,37 për qind të enjten nga 7,23 për qind të mërkurën.
Që nga fillimi i pandemisë, Greqia ka konfirmuar 1.170.293 infeksione.
Ndërkohë, 72 vdekje të tjera u regjistruan në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vendit në 20.708.
Numri i pacientëve në ventilatorë mbetet i lartë me 636 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU). Prej tyre, 540 ose 84,91 për qind janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 96 ose 15,09 për qind janë plotësisht të vaksinuar.
Sipas ministres alternative të Shëndetësisë Mina Gaga, varianti i ri Omicron po përhapet në Greqi dhe të gjitha testet e kontrollit për virusin tregojnë se mbi 60 për qind e rasteve të fundit janë të këtij varianti.